Në korrik, inflacioni u rrit si në Bashkimin Europian ashtu edhe në Eurozonë.
Krahasuar me qershorin, në BE inflacioni shënoi një rritje prej 0.2%, ndërsa në Eurozonë 0.1%.
Në eurozonë norma ishte 2.6%, ndërsa një vit më parë ishte 5.3%.
Normat më të ulëta vjetore u regjistruan në Finlandë (0.5%), Letoni (0.8%) dhe Danimarkë (1.0%). Normat më të larta vjetore u regjistruan në Rumani (5.8%), Belgjikë (5.4%) dhe Hungari (4.1%). Krahasuar me qershorin 2024, inflacioni vjetor u ul në nëntë shtete anëtare, mbeti i qëndrueshëm në katër dhe u rrit në katërmbëdhjetë.
Që nga korriku 2024, kontributi më i madh në normën vjetore të inflacionit të eurozonës erdhi nga shërbimet, e ndjekur nga ushqimi, alkooli dhe duhani, mallrat industriale joenergjetike (+0,19) dhe energjia (+ 0.12).



