Marina italiane shpëtoi më shumë se 1 000 emigrantë në Detin Mesdhe dhe i dërgoi në Palermo, në Siçili.
Agjencia zyrtare italiane e lajmeve, ANSA njoftoi sot se 10 trupa të pajetë u gjetën gjithashtu.
“Numri i të vdekurve të këtij viti në Mesdhe ka kaluar shifrën prej 4 220 personash si dhe mbi totalin e vitit të kaluar prej 3 770 viktimash”, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM).
Shpesh herë shumë fëmijë janë gjendur në anije të pasigurta që kanë lundruar nga brigjet afrikane.
Në mesin e 100 personave të shpëtuar të enjten nga organizata “Save the Children” u gjendën edhe dy fëmijë të moshës dyvjeçare.



