
Një tifoz 22-vjeçar i Aek-ut u vra me thikë gjatë natës në periferi të Athinës gjatë një përleshjeje me ultrasit e Dinamo Zagrebit.
Një lajm të tillë e bën të ditur policia greke, duke shtuar se nga përleshjet janë plagosur gjashtë.
Viktima e u dërgua në spitalin e kryeqytetit grek para se të humbte jetën.
Ditën e sotme është planifikuar ndeshja e parë e raundit të tretë kualifikues të Champions League ndërmjet Aek dhe Dinamos në stadiumin Agia Sophia, në periferi të Athinës, Nea Filadelfia.



