
The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, më në fund ka zbuluar qëllimin e fashave të tij të fytyrës me të cilat u shfaq në tapetin e kuq dhe gjatë performancës së tij në “American Music Aëards”. Përpara performancës së tij në “Super Boël”, The Weeknd më në fund shpjegoi mesazhin.
Së fundmi nisën aludimet se ndërhyrjet plastike (të pavërteta) me të cilat këngëtari është shfaqur në paraqitjet e fundit, janë thjesht një personazh që po krijon apo është një kritikë ndaj ish-të dashurës Bella Hadid.
"Rëndësia e të gjithë fashave të kokës po reflekton në kulturën absurde të njerëzve të famshëm të Hollivudit dhe njerëzve që ndërhyjnë tek vetja për arsye sipërfaqësore për të kënaqur dhe vërtetuar. E gjitha është një progresion dhe ne shikojmë historinë e personazhit që godet nivelet e rritjes së rrezikut dhe absurditetit ndërsa historia e tij vazhdon. Supozoj që mund të mendoni se të qenit tërheqës nuk është e rëndësishme për mua, por një rrëfim tërheqës është. Më pëlqen të luaj me karakterin dhe artistin", tha ai në një intervistë për “Variety”.
Këngëtari nuk përmendi emra, për të treguar se nuk ka gjë personale me askënd por me fenomenin.
Burimi: Pop Sugar



