
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një takim që zhvilloi me strukturat drejtuese në Durrës, akuzoi qeverinë për aferë korruptive përmes projektit të portit turistik të këtij qyteti. Ai tha se nga ky projekt nuk përfitojnë qytetarët por ortakët e Ramës, ndërsa ironizoi trafikun e drogës përmes importit të bananeve.



