Gazetari Sokol Bregu tha në studion e lajmeve të MCN TV se beson se drejtori i burgut të Rrogozhinës nuk ka pasur dijeni për shtëpinë e barit që ishte ngritur në magazinat e tij.
Duke vijuar, Bregu tha se mendon se vëllai i drejtorit të burgut të Rrogozhinës ka shfrytëzuar emrin dhe postin e tij.
Sipas Bregut, OSHEE i di të gjitha shtëpitë e barit në vendin tonë, por godet vetëm ata që nuk binden.
Nuk lidhet me drejtorin e burgut të Rrogozhinës, por me përgjegjësinë e një personi. Nuk mund të mbaj përgjegjësi nëse vëllai im kryen një vepër penale. Nëse nuk kam përgjegjësi direkte, pse duhet ta mbaj këtë përgjegjësi penalë.
Prokurori doli në përfundimin që ky njeri nuk ka qenë prezent në magazinë. A ka përdorur vëllai i tij emrin që unë jam vëllai i drejtorit, kjo duhet parë. A e ka përdorur emrin që policia të mos afrohet, besoj se po.
Shtëpi bari, nuk është ky i vetmi që ka. Janë pafund. OSHEE e di, por godet vetëm kur nuk i shërben. Dritat duhet t’i paguash se bën humbje në rrjet, por kur nuk bindesh.
Nëse ka një gjë në Shqipëri që gjendet me sekonda, është shtëpia e barit. Për shkak të shpenzimeve të energjisë elektrike.
Besoj se shtëpia e barit ka qenë pa dijeninë e drejtorit të burgut.
Një drejtor burgu fiton pa fund, nuk ka nevojë për shtëpi bari.



