Dhjetëra qytetarë izraelitë kanë protestuar mbrëmjen e djeshme në Izrael. Demonstruesit bënin thirrje për kthimin e pengjeve të mbajtura në Gaza.
Policia arrestoi 21 persona dhe përdori ujë për të shpërndarë protestuesit antiqeveritar në Tel Aviv.
Kjo është bërë e ditur nga policia izraelite, e cituar nga The Times of Israel.
21 të arrestuarit, sqarojnë forcat policore të shtetit hebre, 'ishin mbledhur ilegalisht në rrugë duke prishur qetësinë'.
“Fatkeqësisht sot pamë disa demonstrues të cilët erdhën me qëllim për t'u përplasur me policinë dhe jo për një protestë legjitime”, thuhet në deklaratë.
Protesta kishte për qëllim kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe qeverinë e tij për trajtimin e luftës në Gaza dhe ndikimin e saj në marrëdhëniet me vendet fqinje arabe.



