Një 24-vjeçar ka humbur jetën në Malësinë e Madhe të Shkodrës pasi është futur të lahet në liqen dhe fatkeqësisht nuk ka dalë më i gjallë prej tij.
Bekim Demaj kishte shkuar së bashku me tre persona të tjerë në Liqenin e Shkodrës, në fshatin Grizhë, vendin e quajtur “Balshaj”. Pasi kanë marrë një varkë, Demaj 24 vjeç, është hedhur të lahet në liqen, por nuk ka dalë më prej tij.
Në njoftimin e policisë thuhet se uniformat blu janë në kërkim të trupit të 24-vjeçarit, i cili ende nuk është gjetur. Denaj ishte banues në fshatin Ktosh.



