
Policia e Tiranës arrestoi dje 3 ish-zyrtarët e komunës Bërxullë, Ymer Marku, Kujtim Balliun, Agim Locin, si edhe shtetasin Kujtim Allmeta, të akuzuar për përfitimin e 7500 metra katrorë tokë nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.
Gazetarja Anduena Llabani tha se në këtë çështje ka dhe elementë të veprës penale të “pastrimit të parave”.
Duke vijuar më tej, Llabani tha se sipas asaj që ka lexuar në dosje, zyrtarët janë sjellë me pronën sikur ta kishin të tyre, dhe janë dhënë urdhra nëpërmjet telefonit.
Është e vërtetë që në 2020 prokuroria ka pasur një kallëzim. Ky proces ka emër dhe mbiemër, por ka dhe persona mbi të cilët rendojnë akuza. Ka dhe pastrim parash. Kemi drejtues të institucionit të rëndësishëm që ka lidhje me tokat. Bëhet fjalë për 7500 metra katrorë me ligjin 7501 duke legjitimuar një pronar të ri.
Kam lexuar kërkesën dhe ka gjëra të çuditshme. Kryetari i komunës, ish-kryetari dhe të gjithë vartësit e tjerë, si kanë vepruar sikur ta kenë të vetën , janë bërë biseda me telefona, janë dhënë urdhra, janë falsifikuar firma, i është marrë toka pronarëve të ligjshëm dhe i është dhënë me 7501 pronarëve të paligjshëm.
Mënyra i është bërë rrethimi dhe si është bërë ruajtja e pronës duke u vetëquajtur pronarë të truallit them jemi me fat që s’kemi viktima. Në raste të tilla kur bëhet në mënyrë të hapur kur janë bërë me dokumente të tilla me falsifikim, deri tek firma e kryetarit të komunës tregon se jemi përpara një rasti kur këta personazhe zyrtarë kanë përfituar nga shtija e një truallit të tillë. Bëhet fjalë për 10 milionë lekë të rinj , që është shitur më pas.



