Aksident i trefishtë në Rrugën e Kombit, policia jep detajet: Një i plagosur

Aksident i trefishtë në Rrugën e Kombit, policia jep detajet: Një i plagosur

Tri makina janë përplasur sot në aksin rrugor Skuraj-Rrëshen, në rrugën dytësore, në afërsi të unazes së Rrubikut, si pasojë e motit të keq.

Nga aksidenti thuhet se nuk ka viktima, por vetëm dëme materiale. Policia thote se është lenduar vetem shtetasi S.D. i cili është dërguar në spitalin e Rrëshenit dhe jashtë rrëzikut për jetën.

Informacion paraprak nga Policia Lezhe

Më datë 30.11.2017, rreth orës 16:15 , është marrë njoftim se në aksin rrugorë Skuraj-Rrëshen, në rrugën dytësore,në afërsi të unazes së Rrubikut ka ndodhur një aksident.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se janë përfshirë në aksident 3 automjete dhe konkretisht:

Automjeti me targa AA 397 PH me drejtues shtetasin S.D., dyshohet se ka bërë një parakalim të gabuar, ku për pasojë është përplasur me mjetin me targa AA 117 PH me drejtues shtetasin A.L.

Gjithashtu , mjeti me targa SK 2938 AO me drejtuese mjeti shtetasen A.D., nuk ka ruajtur distancën mes automjeteve dhe është përplasur me mjetin me targa AA 397 PH të drejtuar nga shtetasi S.D.

Si pasoje e këtyre përplasjeve , është lenduar vetem shtetasi S.D. i cili është dërguar në spitalin e Rrëshenit dhe jashtë rrëzikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Lezhë ndodhen në vendgjarje dhe po punojne për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy