Ftesa e PD-së për LSI-në, ja si e komenton Patozi

Ftesa e PD-së për LSI-në, ja si e komenton Patozi

Pas njoftimit se protesta e PD-së do të ishte pa afat, nga çadra ku po protestojnë demokratët nisën të forcohen zërat e parë që ftonin kreun e LSI-së të mbante një qëndrim në lidhje me kauzën e opozitës, madje edhe të bashkohej me të. Por deputeti i PD-së, Astrit Patozi, e interpreton ndryshe këtë ftesë. Ai thotë se thirrja e Berishës për LSI-në nuk është ftesë për koalicion politik, por për t’u rreshtuar në krah të atyre që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme.

“Nese ju e interpretoni thirrjen e z.Berisha si një kërkesë për afrimin e LSI me Partinë Demokratike, unë mund të shkoj përtej kësaj. Mund të them që në këtë lëvizje janë të ftuar jo vetëm LSI, për të cilën unë kam rezerva por edhe PS. Kjo nuk është ftesë për koalicion politik, por aleancë për zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe është e ftuar jo vetëm LSI, por edhe çdo socialist, përfaqësues politik apo jo që kërkon që Shqipëria të votojë normalisht. Dhe në këtë kontekst, nuk ka keqkuptim në ftesën që i bëhet forcave të tjera politike se ne besojmë se shqiptarët që duan zgjedhje të lira dhe të ndershme janë shumë më shumë se partitë e tjera të marra së bashku. Ndaj në këtë kuptim, kjo ftesë është për këdo, edhe për LSI. Por kjo nuk do të thotë që ne duam koalicion me LSI, unë do të isha njeriu i fundit që do ta përqafoja këtë lloj ideje, se konsideroj se LSI është po aq përgjegjëse sa PS për këtë katrahurë ku është zhytur vendi sot. Por gjithsesi çdo individ, çdo forcë politike ka të drejtë të marrë një vendim dhe të ndryshojë qëndrimet politike. Sepse ne jemi për evolucionin e ideve dhe evolucionin e platformave”, u shpreh Patozi në një prononcim për ABC News.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy