Meta liron nga detyra ambasadorin në NATO, Visho Ajazin e dekoron

Meta liron nga detyra ambasadorin në NATO, Visho Ajazin e dekoron

Presidenti Ilir Meta dekretoi sot lirimin nga detyra të Leonard Demit, ambasador në NATO.

Në vend të Demit, kryeministri Rama ka propozuar Visho Ajazin, i cili deri pak javë më parë ka mbajtur detyrën e kreut të SHISH-it. Por në lidhje me këtë propozim, Presidenca nuk ka ende një përgjigje. Megjithatë, ish-kreu i SHISH-it nuk është lënë në harresë. Presidenti Meta e dekoruar atë me Dekoratën e Artë të Shqiponjës. Në motivacionin e dekoratës, Visho Ajazi vlerësohet në mënyrë të veçantë për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi dt. 05/12/2017, nr. dekreti 10676 zotit Visho Ajazi Lika “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, me motivacionin: “Për kontributin e tij të veçantë në fushën e sigurisë kombëtare, luftës kundër terrorizmit dhe, në veçanti, në luftën kundër krimit të organizuar e trafikut të drogës””, thuhet në njoftimin e Presidencës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy