Turqia gjobit Mark Zuckerberg: Kompania Meta nuk respekton konkurrencën

Turqia gjobit Mark Zuckerberg: Kompania Meta nuk respekton konkurrencën

Turqia ka gjobitur kompaninë Meta Platform, në pronësi të themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg, duke e akuzuar atë se nuk respekton rregullat e konkurrencës në fuqi në vend.

Sabah raporton se autoriteti turk i konkurrencës i ka kërkuar kompanisë Meta 346.72 milionë lireta (rreth 18.63 milionë dollarë) për pozicionin dominues në shërbimet e rrjeteve sociale dhe në reklamat video online, gjë që pengonte konkurrentët.

Gjoba bazohet në të ardhurat e kompanisë për vitin 2021, kur një hetim u nis pasi Whatsapp dhe Facebook u kërkuan përdoruesve të tyre të pranonin mbledhjen e të dhënave, duke përfshirë numrat e telefonit dhe vendndodhjet. Meta do të mund të paraqesë kundërshtime brenda 60 ditëve, tha autoriteti turk i konkurrencës. Një zëdhënës i kompanisë, i cituar nga Sabah, tha se Meta nuk beson se raporti i autoriteteve turke është i saktë dhe po shqyrton të gjitha opsionet për t'iu përgjigjur gjobës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy