Partia Socialiste ka bërë publike propozimet e saj për ndryshime në Kodin Zgjedhor.
PS-ja propozon që në zgjedhjet e ardhshme nuk mund të kandidojnë gjyqtarë që nuk i janë nënshtruar procesit të vetingut.
“Ftojmë PD-në që të mblidhet sa më shpejt Komisioni i Reformës Zgjedhore.
Nëse PD bojkoton komisionin, ne do të vijojmë me rregulloren”, tha nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.



