Ghislaine Maxwell fajtore, ndihmoi Jeffrey Epstein për të rekrutuar e abuzuar gra

Ghislaine Maxwell fajtore, ndihmoi Jeffrey Epstein për të rekrutuar e abuzuar gra

Ghislaine Maxwell është shpallur fajtore për rekrutim dhe trafikim të vajzave të reja, të cilat janë abuzuar nga financieri i ndjerë amerikan, Jeffrey Epstein.

Maxwell, 60-vjeçare është shpallur fajtore për pesë nga gjashtë akuzat, me të cilat është përballur, duke përfshirë atë për trafikim seksual të të miturave.

Vendimi është marrë pas pesë ditësh gjykimi në Nju Jork. Kjo nënkupton se ajo mund të kalojë pjesën tjetër të jetës mbrapa grilave.

Në procesin gjyqësor kundër saj kanë marrë pjesë katër gra, të cilat kanë thënë se janë abuzuar nga Epsteini në periudhën 1994-2004.

Ghislaine Maxwell ulet ndërsa vendimi i fajësisë lexohet në një skicë gjyqësore

Maxwell nuk ka shfaqur shumë emocione teksa i është lexuar vendimi, vetëm e ka lagur fytyrën me ujë. Ekipi i saj ligjor ka thënë se veçse ka nisur të punojë për apelim të vendimit.

Ne besojmë fuqishëm në pafajësinë e Ghislaine”, ka thënë avokatja e saj, Bobbi Sternheim, para gazetarëve.

Annie Farmer, njëra nga gratë që ka dëshmuar kundër Maxwellit, ka thënë se është shumë e çliruar që gjykata e ka identifikuar sjelljen e saj grabitqare.

Disa prej viktimave kanë qenë 14 vjeç. Epsteini ka kryer vetëvrasje më 2019, teksa ka qenë në pritje të gjykimit për akuza rreth trafikimeve seksuale.

Maxwell është vajza e vogël e manjantit të gazetave, Robert Maxwell, i cili ka vdekur më 1991. Pak pas vdekjes së babait të saj, Maxwell është nisur nga Britania e Madhe drejt Shteteve të Bashkuara, ku më pas ka takuar Epsteinin.

Lidhja e tyre romantike është thënë të ketë zgjatur pak vjet, mirëpo ajo ka vazhduar që të punojë me të për një kohë të gjatë dhe e ka takuar Epsteinin me figura të fuqishme, përfshirë ish-presidentin amerikan, Bill Clinton dhe Princin britanik, Andrew. Data për të shqiptuar dënimin për Maxwellin, nuk është bërë e ditur ende.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy