
Operatorët kryesorë hekurudhorë në Japoninë Lindore po përgatiten të anulojnë pjesën më të madhe të udhëtimeve me tren dhe shërbimet e rregullta hekurudhore në zonën metropolitane të Tokios gjatë gjithë fundjavës. Ardhja e tajfunit Hagibius, i konsideruar më i fuqishmi që nga fillimi i vitit, tashmë ka detyruar organizatorët e Kupës Botërore të Regbit të eliminojnë nga programi dy takime që duhej të ishin zhvilluar në Yokohama dhe Toyota City. Agjencia Kombëtare e Meteorologjisë paralajmëroi se tajfuni Hagibis ndodhej 390 kilometra larg ishullit të Paqësorit Chichijima, me një presion atmosferik prej 915 hekopaskalë dhe erëra brenda tij prej 270 kilometrash në orë. Dy linjat ajrore kryesore të Japonisë anuluan pothuajse të gjitha fluturimet e brendshme. /Ansa/



