Elezi: Irani do të pranojë kushtet e SHBA dhe partnerëve brenda 3 muajsh

Elezi: Irani do të pranojë kushtet e SHBA dhe partnerëve brenda 3 muajsh

Bedri Elezi, ekspert sigurie, parashikon përmbylljen e konfliktit Izrael-Iran brenda 90 ditësh. Në studion e MCN Informacion, Elezi tha se Irani do të pranojë kushtet e SHBA dhe partnerëve, pasi për njëfarë kohe është orientuar drejt idesë së një mbështetjeje nga Kina dhe Rusia.  

Jemi para një situate të vështirë që tregon se përshkallëzimi mund të jetë evident. Situata ka ndryshuar dhe tani preken qytetarë në mënyrë të drejtpërdrejtë. 

Ekziston rreziku që të mos depërtohet në thellësi. Do të ishte e domosdoshme që të ketë operacion të SHBA brenda territorit të Iranit. Në këtë rast besoj që Irani zyrtar ta kuptojë qëllimin e SHBA dhe të ulet në tavolinë. 

Besoj se brenda 30-90 ditësh, Teherani do të pranojë kushtet e vendosura nga SHBA dhe partnerët. Nëse do të zbatoheshin urdhrat eventualë për shkrepjen e kësaj rakete, pasojat do t’i ketë dikush në Iran. Do të ketë përpjekje në Iran, por do të rezistojë afërsisht 90 ditë. 

Ju e dini që Irani kishte avancuar në bisedimet për ndërprerjen e programit nuklear, por Kina dhe Rusia e orientuan drejt idesë së një mbështetjeje. Por besoj se në një kohë të shpejtë, Irani do ta kuptojë se Kina dhe Rusia nuk mund ta mbështesin. 

Propaganda do të orientohet drejt vendeve që kanë lidhje me SHBA. Pavarësisht se kush do të jenë udhëheqësit, lidhja jonë është natyrale dhe do të jetojë gjatë. Shumë qytetarë të Kosovës janë në mbështetje të Iranit. Është SHBA që na ka mbështetur që nga fillimi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy