Një e grua e moshuar ka humbur jetën si pasojë e rënies së zjarrit në banesën e saj.
Nga të dhënat paraprake mësohet se rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Fluturie Potka, rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.
Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



