Sa agresiv është Delta? Skënder Myrtezani: Rrezikshmëri të lartë infektimi, moshat e reja më të prekurat (VIDEO)

Sa agresiv është Delta? Skënder Myrtezani: Rrezikshmëri të lartë infektimi, moshat e reja më të prekurat (VIDEO)

Në  Ballkan po qarkullon varianti i virusit Delta, por edhe një lloj i ri virusi britanik që duket se po përhapet me shpejtësi. Së fundi kemi dhe 2 raste të dyshuara të variantit Delta në Gjirokastër, ku pritet të dalin analizat të cilat janë dërguar në një laborator në Angli.

Lidhur me agresivitetin e këtij varianti, simptomat dhe ngjashmëritë e tij me mutacionet e mëparshme në një lidhje Skype në studion e lajmeve në MCN TV ishte in ftuar mjeku nga Londra Skënder Myrtezani.

Në fjalën e tij ai u shpreh se mutacioni Delta mund të konsiderohet i rrezikshëm përsa i përket transmetueshmërisë krahasuar me virusin origjinal, ndërsa theksoi se simptomat që e shoqërojnë atë janë dhimbja e kokës, dhimbja e fytit dhe temperatura. Në fund ai bëri dhe një apel për vaksinimin pasi sipas tij rreziku më i madh paraqitet te të pavaksinuarit.

Variantet e ndryshme u paraqitën pas virusit origjinal. Virusi i ri i dalë nga origjinali mund të ketë një ose më shumë mutacione, por pa dyshim duhet të ketë dhe ndryshime fiziologjike. Është i rrezikshëm në kuptimin e transmetimit dhe simptomat janë me dhimbje koke, fyti dhe temperaturë, por agresiviteti nuk duket se është më shumë se ai i virusit origjinal dhe identifikohet me paraqitjen te moshat e reja. Vaksinat e deritanishme tregojnë efikasitet dhe te variantet. Sa më shumë i japim rast virusit të shumohet më shumë e ngremë rrezikun e paraqitjes së një mutacioni duke i dhënë rrugë krijimit të një pandemie të re. Prandaj sistemi mjekësor duhet të jetë vigjilentë dhe mendoj se deri tani Delta është përhapur në 77 vende por nuk është aq agresiv për ata që e kanë vaksinën, por mbetet e rrezikshme për ata që nuk e kanë bërë vaksinën. Prandaj apeloj për më shumë vaksinime si dhe mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy