Beketi shpall fitoren: Luftova kundër persekutimit politik (VIDEO)

Beketi shpall fitoren: Luftova kundër persekutimit politik (VIDEO)

Ky është posteri me sajtin e tij online që biznesmeni Italian, Francesco Becchetti ka zgjedhur të ironizojë qeverinë shqiptare, 3 muaj nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare e Arbitrazhit që detyron Shqipërinë të paguajë 110 milion euro, për mbylljen e televizionit Agon Channel.

Në posteri është vendosur në Piazza di Spagna në Romë Beketi shpall fitore ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

‘Unë quhem Francesco Becchetti. Unë kam luftuar kundër persekutimit politik të të paktën një qeverie. Unë fitova.

Në  faqen e internetit “Parlo io”, që në shqip do të thotë “Flas unë”, sipërmarrësi Italian ka publikuar pasazhe të shkurtra nga vendimi i arbitrazhit në favor të tij, teksa thekson se hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiranës kundër Agon Channel,  ishin të qëllimshme dhe të motivuara nga qeveria Rama pas kritikave të bëra ndaj kësaj të fundit.

Pasazhe të këtij vendimi janë publikuar ekskulizvisht ne MCN dhe vendimi, që citon edhe Beketi, evidenton se ajo ccfarë fundosi Shqipërinë ishte dreka e sekretarit te p[ergjithshem të Kryemministrisë, Engjell Agacci me biznesmenti  Italian.

‘Hetimet penale, të nisura nga prokuroria e Tiranës kundër Agon Channel, ishin një ndërhyrje e qëllimshme në veprimtarinë e Agon Channel, motivuar nga kritikat e Agon Channel ndaj qeverisë Rama, të konsideruara afër konkurrentëve; se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrit Rama (EA) deklaroi se nëse Francesco Becchetti donte të kuptonte pse investimet e tij ishin nën hetim ai duhet të fliste me një nga konkurrentët dhe se nuk ishte një ide e mirë për të kundërshtuar shtetin ; se kishte të meta thelbësore në themel të akuzave mbi të cilat ishin bazuar hetimet penale; se investimet e Francesco Becchetti ishin shpronësuar në kundërshtim me nenin 5 të Traktatit Bilateral për Promovimin dhe Mbrojtjen e Investimeve midis Itali – Shqipëri.

Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” më 2015.

Një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte e “motivuar politikisht”.

Ky dënim përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi. Autoritetet shqiptare reaguan duke kërkuar anulimin e vendimit të marrë.

Sipas formulës së vendimit, nëse Shqipëria vonohet deri në fund të këtij viti në shlyerjen e gjobës, atëherë shuma totale që duhet të paguajë arrin në 121.4 milionë euro, pra gati 14 milionë euro më shumë se principali vetëm për shkak të interesave.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy