Përkujtohet në 103-vjetorin e lindjes, Qemal Stafa

Përkujtohet në 103-vjetorin e lindjes, Qemal Stafa

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, solli sot në vëmendje 20 marsin e vitit 1920, datë kur lindi në Elbasan Qemal Stafa. Në vendlindje do qëndronte fare pak, pasi në moshën 3-vjeçare u zhvendos me familjen drejt Shkodrës, shtrënguar prej detyrimeve të zakonta të shërbimit, që parashikon rroba ushtarake e mbajtur prej Hasanit, të atit të Qemalit.

Mësimet fillore, Stafa i ndoqi në Kolegjin Saverian të Etërve Jezuitë deri në vitin 1933, kohë kur nisi të zbatohej “Reforma Ivanaj”, e cila çoi në kyçjen e shkollave private dhe klerikale.

Në këto kushte do të vijonte edukimin në gjimnazin e Shkodrës. Pasi humbi të atin në verën e vitit 1936, shpërngulet drejt Tiranës, ku regjistrohet në gjimnazin shtetëror.

Më 24 janar 1939, do të arrestohej dhe togat e zeza do ta shpallnin të fajshëm “për veprimtari subversive komuniste”, së bashku me 73 të pandehur të tjerë. Dënohet me tre vjet burgim, por arrin të lirohet më 7 prill, në valën e trazirave në vend.

Stafa ishte një prej themeluesve të grupit komunist të Shkodrës, anëtar i Komitetit Qendror, sekretar politik i të rinjve dhe kandidat për Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Shqipërisë.

 Gjithashtu, nën pseudonimin letrar “Brutus”, shkroi poezi dhe përmbajtje letrare që u përmblodhën në vëllimin “Qortimet e vjeshtës”. Më 5 maj 1942 mbeti i vrarë në një lagje periferike të Tiranës.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikoi sot një fotografi të Qemal Stafës së bashku me një grup partizanësh.

Ndërsa, në dokumentet bashkëlidhur paraqitet një dorëshkrim i tij me titull “Qëllimi ynë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy