Vuçiç: Jemi gati të mbrohemi në çdo kohë

Vuçiç: Jemi gati të mbrohemi në çdo kohë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, thotë se vendi i tij mbron paqen e stabilitetin në rajon, por duhet të jetë gati në çdo rast për t’u mbrojtur.

Gjatë një eventi në Nish në kuadër të Ditës së Fitores së Luftës së Dytë Botërore, Vuçiç zgjodhi të citonte Titon. “Serbia do të veprojë me përgjegjësi dhe seriozitet, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, por, së bashku me shumë gjëra të këqija që ka thënë Josip Brozi, ai ka thënë diçka të mirë - të jetojmë sikur paqja do të zgjasë 100 vjet, por të jemi gati për të mbrojtur vendin në çdo kohë”, tha Vuçiç.

Vuçiç tha se ushtria dhe policia serbe janë gjithnjë e më të përgatitur dhe pajisur dhe të gjitha këto duhet të shërbejnë për të penguar agresorët e mundshëm kundër Serbisë.

Vuçiç theksoi se buxheti i mbrojtjes nuk ka qenë kurrë më i lartë, çka e bën më të lehtë për një vend relativisht të vogël, të pavarur dhe Sovran, që të udhëheqë një politikë të pavarur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy