
Situata në Mariupol, nën bombardimet e vazhdueshme dhe të pandërprera nga rusët, përbën katastrofën më të keqe të këtij shekulli dhe katastrofën më të keqe humanitare për shkak të pushtimit rus.
Kështu deklaroi Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, duke folur në një konferencë për shtyp në Uashington, me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.
Ne do të shohim mizoritë e tmerrshme të kryera nga rusët kur qyteti të çlirohet. Ndërsa lufta vazhdon të shkatërrojë pjesë të Ukrainës, mbështetja e vazhdueshme ndërkombëtare, do të na lejojë dhe do të na ndihmojë të ruajmë stabilitetin makroekonomik të vendit tonë, për të ekzekutuar përgjegjësitë tona humanitare dhe sociale.
Moska deklaroi zyrtarisht se po kryen një “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën dhe për të çliruar popullsinë e saj nga njerëzit që i quan nacionalistë të rrezikshëm, teksa agresioni rus ka nisur qysh më 24 shkurt.



