Situata e Covid në Shqipëri, 681 raste të reja dhe 16 humbje jete në 24 orë

Situata e Covid në Shqipëri, 681 raste të reja dhe 16 humbje jete në 24 orë

Nga 3340 testime të kryera në total në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 681 raste të reja me Covid duke shënuar kështu një ulje të lehtë të rasteve.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 16 pacientë.

Kanë fituar dot betejën me këtë sëmundje 8 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 50-90 vjeç.

Janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 79,131 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 506 pacientë, 30 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 303 raste në Tiranë, 40 raste në Shkodër, 28 raste në Durrës dhe Korçë, 25 raste në Vlorë, 24 raste në Librazhd, 19 raste në Mirditë, 18 raste në Kukës, 17 raste në Elbasan, 15 raste në Fier, 12 raste në Pogradec, Berat, Lushnje, 11 raste në Kolonjë, Gjirokastër, 9 raste në Gramsh, Kuçovë, Kurbin, 8 raste në Kamëz, Lezhë, 5 raste në Devoll, Sarandë, 4 raste në Krujë, Tepelenë, Dibër, Peqin, 3 raste në Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Mallakastër, Pukë, Kavajë, 2 raste në Roskovec, Bulqizë, Delvinë, Përmet, Mat, 1 rast në Skrapar, Vorë, Patos, Cërrik, Poliçan, Memaliaj, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Divajkë, Fushë- Arrëz, Himarë.

Statistika (12 Mars 2021)
Raste të reja ditore 681
Të shëruar në 24 orë 872
Të shtruar në spitale 506
Humbje jete në 24 orë 16
Testime ditore 3340

Testime totale 504,493
Raste pozitive 116,123
Raste të shëruara 79,131
Raste Aktive 34,974
Humbje jete 2018

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy