Task Forca: Hetime në bankat që nxorën para gjatë fushatës

Task Forca: Hetime në bankat që nxorën para gjatë fushatës

Task Forca  diskuton lidhur me informacione të dërguara Zëvendëskryeministres Mandia ku pretendohet tërheqje shumash të mëdha monetare gjatë muajit Maj 2017 në bankat e nivelit të dytë. Task-Forca kërkoi nga Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave që të ndjekë me përparësi këtë informacion duke kryer hetimet e duhura administrative dhe të vlerësojë nëse ka bazueshmëri të pretendimeve të tilla duke bërë krahasime edhe me të njëjtat periudha të viteve të mëparshme në mënyrë që të garantohet një proces zgjedhor  i pandikuar nga përdorimi i parave me burim të paligjshëm për financim të subjekteve elektorale.

Në rast se do të ketë dyshime të arsyeshme që shumat e tërhequra kanë lidhje më financime të paligjshme të subjekteve politike Drejtori i Drejtorisë së Parandalimit dhe Pastrimit të Parave orientohet të referojë rastin në prokurori për ndjekje dhe hetim të mëtejshëm si dhe të informojë Zëvendëskryeministren për gjetjet.

Ndërkaq, Departamentit të Administratës Publike iu kërkua të paraqesë informacion lidhur me numrin e rasteve të referuara pranë tij për shkelje të lidhura me zgjedhjet nga nëpunës civilë, duke treguar sa nëpunës të tillë janë pezulluar dhe sa janë shkarkuar. Gjithashtu u kërkua të dërgojë dhe punësimet e reja gjatë fushatës zgjedhore.

Një nga pikat e rendit të ditës të Task Forcës së drejtuar nga Zëvendëskryeministrja Mandia ishte rasti Gjoza. Duke marrë shkas nga një shkresë dërguar Zëvendëskryeministres nga LSI, u tha se Task-Forca trajton me paanshmëri të gjitha subjektet politike dhe çështje shqetësuese të lidhura me zgjedhjet të ngritura prej tyre.  Zëvendëskryeministrja ka kërkuar informacion nga Drejtori i Policisë së Shtetit dhe Prokuroria lidhur me rastin në fjalë dhe prej tyre është kthyer menjëherë përgjigje. Policia e Shtetit informon se ka bërë referim të rastit në prokurori ku edhe është regjistruar procedim penal për këtë rast. Ndërkohë, prokuroria informon se ka regjistruar kallëzimin penal referuar materialit kallëzues të Policisë së Shtetit për veprat penale “Detyrim për pjesëmarrje në veprimtari politike”, “Korrupsion pasiv në zgjedhje”. Prokuroria është duke kryer veprime hetimore sipas ligjit, të cilat janë konfidenciale dhe sekrete referuar Kodit të Procedurës Penale. Në këto kushte, Task-Forca nuk mund të kryejë veprime të mëtejshme. Task-Forca vendosi që informacioni në fjalë do t’i njoftohet subjektit zgjedhor LSI.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy