Kontrolle me drone për kanabis në Lazarat, arrestohen babë e bir

Kontrolle me drone për kanabis në Lazarat, arrestohen babë e bir

Një 51-vjeçar me inicialet A. S., dhe djali i tij E. S., 28 vjeç u arrestuan nga policia në Lazarat, pasi kultivonin bimë narkotike kanabis sativa.  

NJOFTIM 

Gjirokastër/Si rezultat i përdorimit të dronëve, finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Kujdesi”.
Kishin kultivuar dhe prodhuar cannabis sativa, në fshatin Lazarat, kapen në flagrancë teksa kujdeseshin për bimët narkotike dhe vihen në pranga 2 shtetas (babai dhe djali). Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimë narkotike dhe sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa që u gjet në banesën e 2 të arrestuarve. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se në një banesë në fshatin Lazarat, kultivoheshin bimë narkotike cannabis sativa, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër finalizuan operacionin policor të koduar “Kujdesi”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit A. S., 51 vjeç dhe E. S., 28 vjeç (babai dhe djali), të dy banues në fshatin Lazarat.
Të dy këta shtetas u kapën në flagrancë nga dronë të rezolucionit të lartë, të përdorur në këtë operacion, teksa kujdeseshin për 50 bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa që kishin mbjellë në oborrin e banesës së tyre. Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në këtë banesë, Policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa 50 bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy