Greqia lë në fuqi kufizimet me Shqipërinë

Greqia lë në fuqi kufizimet me Shqipërinë

Athina zyrtare lë të pandryshuar kufizimet në kufirin greko-shqiptar, deri në datën 30 shtator.

Në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës do të lejohen përkatësisht 750 dhe 300 persona në ditë që të kalojnë. Në momentin e plotësimit të kësaj kuote, sportelet do të mbyllen.

Në kufi, lejohet të kalojnë vetëm shtetasit grekë dhe ata shqiptarë me leje qëndrimi në Greqi si dhe shtetasit shqiptarë që janë me punë sezonale në Greqi.

Të gjithë personat që kalojnë duhet të keni plotësuar formularin, jo me vonë se 24 orë nga dita e udhëtimit, dhe duhet të kenë rezultatin negativ për  covid 19, brenda 72 orësh nga hyrja në kufi.

Sipas vendimit, të gjithë personat që kalojnë në pikat kufitare dhe aeroportin Elefterios Venizelos, duhet të qëndrojnë në karantinë 7 ditore në banesat e tyre.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy