Disa oficerë turq të NATO-s kërkuan azil në vendet anëtare të Aleancës ku ata kanë shërbyer, pas një vale të paprecedentë arrestimesh të ndërmarë pas përpjekjes së grushtit të shtetit në Turqi, njoftoi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
«Është krejtësisht e vërtetë që disa oficerë turq të punësuar në strukturën e komandimit të NATO-s kanë kërkuar azil në vendet ku ata punojnë », bëri me dije Stoltenberg gjatë një konference shtypi për sigurinë në Bruksel.
« Dosja e këtyre kërkesave do të shqyrtohet dhe vendoset në vendet e NATO-s ku ushtarakët turq kanë kërkuar azil”, saktësoi ai.
Kreu i NATO-s nuk ka dha detaje të mëtejshme.
Ai vuri në dukje se disa anëtarë të personelit ushtarak turk janë ndryshuar në strukturën e komandimit të NATO-s.
Në rast dezertimi, ai që bëri më tepër bujë përfshin tetë ushtarakë turq që u larguan në Greqi më 16 korrik pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi.
