Eksperti i bujqësisë Eduart Sharka situatën ku produktet bujqësore dhe konkretisht shalqiri i Divjakës po kalbet në toka e sheh si të paralajmëruar në mungesë të një orientimi të fermerit shqiptar për çka kërkon tregu.
Duke folur për edicionin e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se drejtimi i fermerëve duhet të jetë në përafrim të kërkesave të tregut, gjëja e parë që në Shqipëri nuk bëhet, është një orientim që i duhet fermerit e bëjnë gjithë vendet e tjera.

I vetmi institucion që mund ta bëjë është ministria e Bujqësisë. Se përndryshe nuk përkon kërkesa me ofertën dhe produkti mbetet në arë.
E kemi kërkuar këtë me dy punonjës të ministrisë së Bujqësisë dhe Financës, është fillimi i thellimit të gjësë.
Ky mekanizëm mund të çonte në rajonalizimin e kulturave në lidhjen e kontratave afatgjata, nëpërmjet drejtorive të bujqësisë dhe fermerët do orientoheshin.
Unë e kisha parashikuar këtë situatë për shalqirin. Instinktivisht fermerët priren të mbjellin atë kulturë që tërhiqet, por këtë vit oferta e tejkaloi kërkesën, për këtë ndikoi dhe turizmi.
Por edhe mbikëqyrja e tregut mungon. Krizat në bujqësi ndodhin kudo, por qeveria ndërhyn.
Fermeri është shumë vulnerabël në vendin tonë, duke e kompensuar për dëmin e pësuar nga kjo krizë e tregut, ne i mundësojmë atij që të mbjellë sërish. 8% e buxhetit të shtetit shkon për menaxhimin e këtyre situatave.
Sipas tij, strategjia kombëtare për bujqësinë është bërë fshehurazi nuk është bërë publike, me një VKM, dy vjet mbasi kishte skaduar afati i strategjisë së parë.
Në këtë linjë nënvizoi duke thënë se strategjia kombëtare për bujqësinë është e kundërt me politikat e Bashkimit Europian dhe se BE subvencionon si mënyra e vetme që bujqësia të jetë rentabël.



