
Kur kanë mbetur edhe 8 ditë afat, Agjencia e Kombëtare e Inteligjencës nuk ka ende një drejtues të ri. Kryeministri Ramush Haradinaj deklaron se e ka në dorë presidentit Hashim Thaçi, teksa konfirmon se po pret propozimet. Sa i takon qeverisë dhe shumicës parlamentare, Haradinaj tha se ka refuzuar dorëheqjen e Listës Serbe.



