Inteligjenca amerikane merr të dhënat mbi Covid-19 nga laboratori në Wuhan

Inteligjenca amerikane merr të dhënat mbi Covid-19 nga laboratori në Wuhan

A kaloi virusi i Covid-19 nga një kafshë te njerëzit, apo ai doli nga një laborator në Wuhan të Kinës?

Shtëpia e Bardhë dëshiron t’i jap një përgjigje kësaj çështje, dhe tashmë agjencitë e inteligjencës amerikane kanë fituar akses në të ashtuquajturën “një thesar i të dhënave gjenetike që mund të jenë kyç për të zbuluar origjinën e koronavirusit Covid-19”.

Do të duhet kohë për të kuptuar atë që quhet një sasi e konsiderueshme e të dhënave të papërpunuara. Agjentët janë duke përdorur superkompjuterat e Departamentit të Energjisë dhe janë duke punësuar shkencëtarë me leje sigurie të lartë dhe që flasin gjuhën Mandarin.

Në mars, qeveria kineze refuzoi të dorëzojë në OBSH të dhënat që lidhen me virusin, duke ngritur dhe më shumë dyshimet dhe nxitur hetime të mëtejshme.

Në maj, presidenti amerikan Joe Biden urdhëroi agjencitë e inteligjencës amerikane të hetojnë hipotezën e daljes nga laboratori.

Deri më tani, ne kemi më shumë pyetje sesa përgjigje dhe hetuesit ende nuk kanë gjetur ndonjë provë përfundimtare që tregon se virusi ose ka dalë qëllimisht nga një laborator ose ka kaluar nga kafshët te njerëzit.

"Thesari" i ri i të dhënave nuk ka gjasa të plotësojë të gjitha boshllëqet në njohuritë tona në lidhje me origjinën dhe evolucionin e virusit. 

Ekspertët argumentojnë se edhe me një panoramë të plotë të gjenomit të hershëm të virusit, pa kontekstin e duhur, nuk ka gjasa që ne të gjejmë origjinën e tij të saktë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy