Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Shkallnur në Durrës. Mësohet se zjarri ka dëmtuar çatinë dhe hapësira të tjera të banesës.
Ka qenë ndërhyrja e zjarrfikëseve që i kanë vënë flakët nën kontroll duke mos lejuar përhapjen e tyre.
Deri tani nuk ka njoftim zyrtar mbi dëmet e shkaktuara nga zjarri si dhe për shkaqet e rënies së tij.



