Një javë pas hyrjes në fuqi të fazës së tretë të fiskalizimit, shumë biznese vijojnë të lëshojnë vetëm kuponin tatimor dhe jo atë të fiskalizuar.
Jashtë kamerave pronarë të subjekteve tregtarë pranojnë se se kjo praktikë e re nuk është adpotuar nga një pjesë e mirë e bizneseve.
Eksperti kontabël, Sotiraq Dhamo, është i mendimit se koha që u vu në dispozicion të bizneseve për t’u përshtatur me sistemin e ri ka qenë e pamjaftueshme.
Vonesat e fiskalizimit në tërësi sipas ekspertëve do të shoqërohen me kosto shtesë, të cilat mund të arrijnë ta prekin funksionimin e tyre në tërësi.
Në total, numri i faturave të fiskalizuara është mbi 16 mln, ku vendin më të madh e zene bizneset e shërbimeve.
Gjithsesi, bizneseve u është lënë kohë deri në fund të dhjetorit për të instaluar sistemin e ri, periudhë e cila nuk do të shoqërohet me gjoba apo penalitete.



