Amendamenti i PE/ Rama i përgjigjet opozitës: Nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE

Amendamenti i PE/ Rama i përgjigjet opozitës: Nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit të amendamentit nga Parlamenti Europian, ndërsa tha se nuk janë 15 kushte të vendosura para nisjes formale të negociatave për anëtarësim.

Rama i është përgjigjur opozitës në lidhje me kushtet e hapjeve së negociatave për integrimin në BE.

Përmes një reagimi në “Twitter” Rama shkruan se nuk janë 15 kushte. “Nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE, sepse 7X7 s'bëjnë 42 në asnjë vend të botës”, shkruan Rama.

Ndërkaq ai shton se “këta që kapen pas kësaj 15-ës do mbeten në opozitë”.

“Po mirë, kur paska 15 kushte për nisjen formale të negociatave për anëtarësim, për çfarë duhej kjo rezoluta e partive aleate të PD në Parlamentin Europian që u votua pa konsensus?Grinning face E pra, nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE, sepse 7X7 s'bëjnë 42 në asnjë vend të botës!

Dhe nëse pastaj kjo 15-ta duhet për politikë e prandaj bashkohen kushtet e fillimit me ato të vijimit, atëherë nuk janë 15 po janë 15X100 kushte më shumë për t'u plotësuar deri ditën e anëtarësimit! Po një gjë është e sigurtë: Këta që kapen pas kësaj 15-ës do mbeten në opozitë”, shkruan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy