Gazprom: Eksportet e gazit në Europë nëpërmjet Ukrainës në nivelet më të ulëta historike

Gazprom: Eksportet e gazit në Europë nëpërmjet Ukrainës në nivelet më të ulëta historike

Eksportet e gazit në Europë përmes Ukrainës arritën në janar në nivelin më të ulët historik.

Një deklaratë e tillë është bërë nga Gazprom, duke bërë të ditur se eksportet kanë arritur nivelin më të ulët historik prej 951.4 milionë metra kub gaz në 30 ditët e para të janarit.

Detajet janë raportuar nga gazeta ekonomike ruse Vedomosti, duke cituar të dhëna nga Gazprom.

Gjatë gjysmës së dytë të vitit 2022, Gazprom dërgoi nga 41 deri në 43 milionë metra kub në ditë përmes Ukrainës.

Që nga 5 janari, vëllimet ditore kanë rënë ndjeshëm, me vetëm 24.4 milionë metra kub të transportuar çdo ditë deri më 19 janar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy