Trafik armësh nga Kosova/ Hajdarmataj: Kufiri tokësor, rruga më e lehtë. Nevojitet marrëveshje specifike mes dy policive për ndalimin e fenomenit (VIDEO)

Trafik armësh nga Kosova/ Hajdarmataj: Kufiri tokësor, rruga më e lehtë. Nevojitet marrëveshje specifike mes dy policive për ndalimin e fenomenit (VIDEO)

Vetëm brenda një jave janë zbuluar dy raste të trafikimit të armëve nga Kosova në Shqipëri. 

Një javë më parë u zbulua një bazë armësh në zonën e Selitës, ndërsa në rastin e fundit, një shtetas kosovar u arrestua pasi u kap me 12 pistoleta që dyshohet se do t’i shiste në zonën e Freskut në Tiranë.

Lidhur me këto raste dhe mënyrën se si funksionon trafiku i armëve mes Kosovës dhe Shqipërisë, ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj, dha një analizë për “MCN Live”, ku theksoi se rruga më e lehtë për trafikimin e armëve mbetet kufiri tokësor me Kosovën.

Kosova disponon ende armë që kanë mbetur nga koha e luftës, por në treg qarkullojnë edhe armë të reja, të cilat përdoren aktualisht dhe mund të blihen edhe në mënyrë të ligjshme në vende të tjera.

Ka armë që datojnë nga periudha e luftës së Kosovës, por ka edhe armë moderne. 

Në rastin e fundit, nuk mendoj se bëhet fjalë për armë të vjetra, por për armë që përdoren sot. 

Kufiri tokësor është më i favorshëm për trafikantët për shkak të lidhjeve gjeografike të Kosovës me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, duke e bërë më të lehtë qarkullimin e armëve në rajon.

Sipas mendimit tim, potenciali kryesor për trafikun e armëve në Shqipëri mbetet kufiri tokësor me Kosovën. Kjo sepse janë evidentuar disa raste konkrete dhe faktet e vërtetojnë këtë tendencë. 

Për trafikantët, veçanërisht për armët që vijnë nga Turqia apo vende të tjera, rruga tokësore është më praktike dhe më pak e rrezikshme sesa rrugët alternative.

Në këtë kontekst, ish-drejtuesi i Policisë nënvizoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit institucional mes dy vendeve. 

Duhet një marrëveshje specifike mes Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë për parandalimin e këtij fenomeni. 

Bashkëpunimi i ngushtë është çelësi për të frenuar trafikun e armëve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy