Studimi: Fenomeni që u dallua tek gratë shqiptare gjatë pandemisë

Studimi: Fenomeni që u dallua tek gratë shqiptare gjatë pandemisë

Veç probleme me shëndetin, gratë shqiptare gjatë pandemisë u përballën me një tjetër fenomen: rritjen e punëve të papaguara, si punët e shtëpisë dhe kujdesi.

Një raport i Komisionit Ekonomik për Europën në OKB cituar nga Monitor tregon se ndikimi psikologjik dhe ai në shëndetin mendor ka qenë edhe më i rëndë tek gratë sesa tek burrat.

“Gjatë pandemisë, pesha e punës së papaguar shtëpiake dhe të kujdesit u rrit në mënyrë drastike si për gratë dhe burrat, por gratë ende po bëjnë pjesën e luanit. Mesatarisht, 70% e grave në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore raportuan se kishin kaluar më shumë kohë në punë shtëpie sesa para pandemisë. Rritja midis burrave ishte 59 për qind. Sondazhi i Vlerësimit të Shpejtë Gjinor tregoi se shëndeti psikologjik dhe mendor i grave po preket nivele më të larta se ajo e burrave. Veçanërisht, gratë nga Shqipëria (69 për qind), Turqia (54 për qind), Kazakistani (52 për qind) dhe Republika e Moldavisë (49 për qind) kanë përjetuar nivele më të larta të shqetësime psikologjike sesa burrat, por edhe gratë nga vendet e tjera”, thuhet në raport.

Shpërndarja e punës së papaguar jep një ide të faktit që gratë kanë më pak orë në javë që mund t’i kushtojnë punës me pagesë, në ndryshim nga koha që kanë burrat. Gratë me fëmijë kishin rritje të lartë me 75 deri në 80 për qind të raportimit të vështirësive lidhur përmbushjen e nevojave themelore kjo në vende si Shqipëria dhe Gjeorgjia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy