Nurja: Censi është baza e çdo politike ekonomike dhe sociale në Shqipëri, problem mbulimi

Nurja: Censi është baza e çdo politike ekonomike dhe sociale në Shqipëri, problem mbulimi

Ish-drejtuesja e përgjithshme e INSTAT, Ines Nurja, për procesin e censusit në Shqipëri thotë se nga ana ekonomike dhe sociale mbledh të dhëna ekonomike dhe sociale dhe shihet sa është punësimi real në Shqipëri.

Duke folur për emisionin “MCN Economy”, Nurja shtoi se nëpërmjet censit mësohet më shumë në lidhje me banesat, vitin e tyre dhe se çdo politikë e hartuar që nga viti 2019 e tani, këto të dhëna janë baza që shërbejnë për çdo lloj politike që ndërmerret si për ekonominë dhe shtetin.

Lidhur me marzhin e gabimit, ajo tha se pyetësori është i bazuar në vetëdeklarim dhe askush nuk mund të vërë në dyshim ato që deklarohen dhe nuk verifikohen dot, pasi është e ndaluar se verifikohet vetëdeklarimi.

Problem nuk ka qenë thjesht saktësia e përgjigjeve, por problemi kryesor që është ndeshur në 2013 ka qenë faza e mbulimit, se mund të mos gjesh personat në shtëpi se edhe anketuesit kanë një orar që punojnë.

Sfida kryesore është arritja për të kapur njerëzit në banesa, se njerëzit punojnë gjithnjë e më shumë. Nëpërmjet censit kuptojmë se sa është niveli i papunësisë.

INSTAT bën çdo vit anketa të ndryshme dhe çdo anketë e tillë bazohet mbi të dhënat e censit, nëse nuk i dimë të sakta, papunësia nuk del e saktë, të dhënat nuk dalin të sakta.

Është vendimtar dhe baza e çdo politike ekonomike dhe sociale në Shqipëri. Censi nuk i shërben vetëm politikës por i shërben të gjithëve.

Marzh gabimi ka nga mbulimi, përgjigjet, por në total nuk besoj se do jetë dëshira për manipulimin e të dhënave kaq të rëndësishme.

Është hequr pyetja lidhur me njësinë ekonomike familjare, se si sigurohen të ardhurat. Nuk e di se pse është hequr, pasi nuk arrijmë të kuptojnë se sa shqiptarë jetojnë me remitancat.

Nuk e di arsyen se pse është hequr, por mendoj se është një e dhënë që do të ndihmonte për të kuptuar nivelin e të ardhurave në Shqipëri. 

Censusi nuk mund të jetë me pyetje pafund, jep informacion paraprak dhe ky informacion zgjerohet vitin pasues, kur të bëhet censusi për bujqësinë, blegtorinë dhe peshkimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy