iPhone 8 lançon modelet e reja për t'iu bashkuar luftës kundër AIDS-it

iPhone 8 lançon modelet e reja për t'iu bashkuar luftës kundër AIDS-it

IPhone 8 dhe iPhone 8 Plus do të jenë kontributi i kompanisë “Apple” në luftën kundër AIDS-it. Smartfonët me ngjyrë të kuqe do të kenë të njëjtin çmim me modelet e mëparshme, ndërsa një pjesë e të ardhurave do të do të shkojë për Fondin Global kundër sëmundjeve si AIDS, tuberkulozi, malaria dhe sëmundje të tjera infektive në zonat e varfra të planetit.

“Ky edicion special i iPhone u ofron klientëve mundësinë të ndikojnë në luftën kundër përhapjes së HIV/ AIDS-it. Jemi krenarë që e mbështesim nismën RED”, tha zv.presidenti i Departamentit të Marketingut në Apple, Greg Joswiak.

“Apple ka dhuruar mbi 160 milionë dollarë në 11 vitet e fundit. Praktikisht, kjo vlen rreth 800 milionë ditë ilaçe antiretrovirale, që ndalojnë transmetimin e virusit HIV nga nëna, te fëmija”, thotë menaxherja e përgjithshme e projektit, Deborah Dugan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy