Moti i keq në Itali, pemë të rrëzuara dhe rrugë të mbyllura në Milano

Moti i keq në Itali, pemë të rrëzuara dhe rrugë të mbyllura në Milano

Italia është duke u përballur me reshje shiu masive dhe përmbytje. Si pasojë e motit të keq, janë plagosur tre persona në Milano, ndërsa janë shkaktuar dëme të mëdha edhe në rrugë, linja tramvaji dhe makina. Kompania milaneze e transportit (ATM) njoftoi se, për shkak të rënies së disa pemëve në rrugë, ka pasur dëmtime serioze në disa pjesë të rrjetit elektrik që furnizojnë transportin publik. Për këtë arsye është vendosur mbyllja e rrugëve. Zjarrfikësit janë duke punuar për të hequr pemët dhe për të lejuar teknikët e ATM-ve të mund të rivendosin linjat. Ndërkohë, kompania ka përgatitur disa ndryshime në shërbimin e linjave përkatëse për të ulur barrën e shqetësimit që prek shumë turistë dhe qytetarë. Linjat janë devijuar për shkak të rënies së një peme në rrjet. Po ashtu edhe Lombardia po përballet me pezullimin transportit publik, metro ose me vonesa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy