Çela: Besoj se opozita do shkojë drejt daljes me një kandidat në Kukës. Grupi Basha minor, të mos bëhet pengesë (VIDEO)

Çela: Besoj se opozita do shkojë drejt daljes me një kandidat në Kukës. Grupi Basha minor, të mos bëhet pengesë (VIDEO)

Kreu i Rithemelimit në Pogradec Genti Çela deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se beson që opozita do të dalë me një kandidat të vetëm në garën për bashkinë e Kukësit. 
Ai theksoi se shpreson që grupimi Basha, i cili sipas tij ka sekuestruar vulën, të mos bëhet pengesë në mënyrë që bashkia t’u kthehet qytetarëve. 

Absolutisht shoh një mundësi bashkimi. Demokratët vetë, strukturat e PD, janë të bashkuara. Shpresoj që një pjesë minore që ka uzurpuar dhe sekuestruar vulën e PD, të mos bëhet pengesë edhe në zgjedhjet e pjesshme të Kukësit dhe t’u lejojë demokratëve të Kukësit, kuksianëve në radhë të parë, që bashkia të kthehet në hullitë e normales, pas atij skandali që e pamë të gjithë. Shpresoj shumë që zërat e arsyeshëm brenda grupimeve në PD t’i lënë mundësinë demokratëve të fitojnë bashkinë e Kukësit, për t’ua kthyer qytetarëve. Unë besoj te zërat e arsyeshëm të gjithë grupimeve në PD, ju thatë tre, dhe jam i bindur se do ketë një rezultat produktiv drejt një kandidati të vetëm, të dalë nga anëtarësia e PD. 
Në gjithë këto dy vite ku ka nisur një përçarje le të themi, ndonëse unë nuk bie dakord ta quaj kështu, sepse është thjesht ndarje e ish-kreut të PD z.Basha, që tashmë është kreu i një grupi të vogël njerëzish, që kanë uzurpuar me anë të regjimit logon dhe vulën e PD. Logoja gjendet në duar të sigurta të pushtetit, duke ia dhuruar një pjese minore me mbështetje të pakonsiderueshme Strukturat kanë qenë gjithmonë bashkë, duke kaluar ditë të vështira, duke protestuar në shesh. Për shpalljen non grata të Berishës janë shpenzuar miliona dollarë për nxjerrjen e tij nga politika, me mashat e tyre, siç mund të jetë rasti McGonigal. Fatmirësisht edhe pas shpalljes non grata të Berishës demokratët vazhduan të jenë përballë regjimit
”, tha Çela.  

Lidhur me zbulimin e palafiteve në zonën e Linit, Çela u shpreh:
Është një lajm i shkëlqyer gjetja e palafitëve. Shpresoj që muzeu i Pogradecit të pajiset me dixhitalizimin për t’i parë ato nga afër, pa i dëmtuar në terren. Lajmi i mirë është që zona ku janë gjetur palafitet është e mbrojtur nga UNESCO, që e mbron nga gllabërimi dhe babëzia”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy