Hyjnë në Gaza kamionët e parë me ndihma humanitare

Hyjnë në Gaza kamionët e parë me ndihma humanitare

Karvani i parë i kamionëve me ndihma kanë hyrë në Gazën e rrethuar të shtunën, nga vendkalimi i Rafah, i cili lidh Egjiptin me enklavën e rrethuar palestineze, sipas imazheve të transmetuara nga televizioni shtetëror egjiptian.

Informacioni u konfirmua nga një burim në shërbimet e sigurisë dhe një zyrtar i Gjysmëhënës së Kuqe Egjiptiane për AFP.

Karvani i ndihmave humanitare që hynë sot në Rripin e Gazës përfshin 20 kamionë që transportojnë ilaçe, pajisje mjekësore dhe një numër të kufizuar rezervash ushqimore”, tha zyra e shtypit e Hamasit në një deklaratë.

Kalimi i Rafahut u mbyll menjëherë pasi kaluan 20 kamionë, sipas një autori të CNN në anën egjiptiane të kufirit. Një zyrtar palestinez tha se kamionët tashmë kishin arritur në anën palestineze të kalimit Rafah.

Kalimi i Rafahut, midis Gazës dhe Egjiptit, është i vetmi vendkalim për ndihma për të hyrë në Rripin direkt nga jashtë Izraelit dhe e vetmja dalje që nuk të çon në territorin izraelit.

Kalimi ndodhet në pjesën jugore të Rripit të Gazës, një rrip i ngushtë toke i banuar nga 2.3 milionë njerëz, i vendosur midis Izraelit, Egjiptit dhe Detit Mesdhe.

Izraeli u ka kërkuar banorëve të Gazës që të lëvizin në jug, më afër Rafahut, për t’u mbrojtur nga bombardimet, megjithëse banorët thonë se nuk mund të gjejnë strehim askund në enklavën me popullsi të dendur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy