
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e 10 shkurtit, ka mbërritur në GJKKO për rivlerësimin e masës së sigurisë.
Pas mbërritjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve në 08:30 Erion Bami ka mbërritur në sallë ku është shoqëruar më pas dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule dhe biznesmenët e tjerë.
Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me MCN Live ka informuar se teksa do niste seanca është hapur mikrofoni për prezantimin janë fikur dritat dhe seanca është ndërprerë për 10 minuta duke u detyruar të ndezin gjeneratorin.
Më pas kanë qenë avokatët që kanë kërkuar më shumë kohë për tu njohur me dosjen për shkak të volumit.
‘Ka qenë Olsi Dado dhe Dumani të cilët janë shprehur se provat janë të rëndësishme për të faktuar personat e dyshuar. Administrata e ka pranuar këtë kërkesë dhe kanë caktuar rinisjen e seancën në 13:30 për të bërë mbrojtjen legjitime. Në pjesën e pasme të gjykatës së posaçme është hyrja e personave që thirren për të bërë deklarime dhe personave nga paraburgimi, hapësirë ku nuk ka munguar një tubim paqësor i mbështetësve të PS dhe Erion Velaijt ku përmes pankartave kanë renditur punët e bëra nga kryetari i bashkisë dhe duke e konsideruar burgosjen e tij si të padrejtë.
I pyetur se ku qëndron Klotilda Bushka në këtë dosje, Rusta tha se gjatë një raportimi në media që ajo ka bërë e ka konsideruar si baltosje përfshirjen e emrit të saj.
‘Në fakt e ka renditur prokuroria e posaçme që duke pasur dhe miqësi me familjen e kryebashkiakut, thuhet se ajo ka intimiduar dëshmitarët se si duhet të sillen para drejtësisë. SPAK ka konsideruar se deri tani nuk është marrë në pyetje, por emri i saj është në hetim.
Proceduralisht është e pamundur të ndryshojnë masat e sigurisë që janë, gjithsesi është një betejë ligjore e cila pritet të zgjasë.



