Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka përfunduar kohën e dënimit në burg.
Gazetarja Ervina Garo raporton për “MCN Live”, se Dako qëndroi katër ditë te Spitali Infektiv dhe pas dërgimit në burg, ai ka përfituar leje për shkak të sjelljes së mirë.
Në bazë të ligjit, Drejtoria e Burgjeve, për sjellje të mirë dhe korrektesë i dha 5 ditë leje që i takonin zotit Dako, pasi nuk i kishte marrë më herët.
Ai është rikthyer në institucionin e burgut vetëm për procedurat përkatëse dhe nga dita e sotme gëzon lirinë e plotë.
Mësohet se zoti Dako, nuk ka qëndruar asnjë ditë në burg nga 9 ditë që kishte për të vuajtur.
Pak ditë më parë Gjykata e Posaçme e dënoi me 2 vite e 8 muaj burg ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako për veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste.
Por nga llogaritja e kohës së paraburgimit, Dakos i mbeteshin vetëm 9 ditë burg për të vuajtur.



