Tiranë/ Nëse nuk paguani tarifën e pallatit brenda këtij afati... përfundoni në gjykatë

Tiranë/ Nëse nuk paguani tarifën e pallatit brenda këtij afati... përfundoni në gjykatë

Nëse banorët nuk shlyejnë brenda tre muajsh tarifat për mirëmbajtjen e pallateve, administratori i ndërtesës i drejtohet gjykatës dhe më pas përmbarimit për vjeljen e detyrimit.

Është ky një prej ndryshimeve në ligjin për administrimin e ndërtesave të banimit. Në alternativë, Kryesia ose administratori mund të zgjedhin t`i drejtohen njësisë së vetëqeverisjes vendore, për vjeljen e tarifës së papaguar.

Drafti i ri i ligjit, i disponuar nga Scan, ka synim të rregullojë marrëdhëniet e banorëve me njëri-tjetrin, me asamblenë e bashkëpronarëve, dhe me administratorin e ndërtimit, i cili mund të jetë banore ose person i jashtëm. Një tjetër nen i ndryshuar parashikon rregullimin marrëdhënieve mes banorëve kur këta i shkaktojnë dëme njëri tjetrit. Banori i dëmtuar mund t’i drejtohet kryesisë së banorëve kur i është shkaktuar dëm nga përdorimi i pakujdesshëm i një bashkëpronari tjetër.

Kryesia e banorëve ka të drejtën për të detyruar këtë të fundit të rivendosë gjendjen e mëparshme dhe të dëmshpërblejë të dëmtuarin. Kur dëmtuesi, brenda 10 ditëve nga njoftimi i vendimit, nuk ka dëmshpërblyer të dëmtuarin, vendimi i kryesisë së bashkëpronarëve për dëmshpërblim përbën titull ekzekutiv, dhe ekzekutohet nga shërbimi përmbarimor.

Kryesia autorizon administratorin për të kërkuar lëshimin e urdhrit të ekzekutimit, sipas pikës 2 të nenit 27 të këtij ligji, si dhe ndjekjen deri në fund të ekzekutimit, për mospagesën e tarifës së administrimit nga ndonjëri prej bashkëpronarëve. /scan /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy