
Zyrtarët serbë po presin me ankth publikimin e strategjisë së Bashkimit Europian për zgjerim në Ballkanin Perëndimor, e cila pritet të bëhet publike nesër. Sipas “Blic”, e gjithë kjo lidhet me kushtet që do t’i prezantohen Serbisë sërish, sidomos ato për dhe me Kosovën.
Serbia pret propozime të kushteve të reja dhe nëse i përmbush ato, parashikohet që deri në vitin 2025 mund të bëhet e anëtare e plotfuqishme e BE-së.
Por sipas “Blic” një nga kushtet më të vështira është ai i normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën. Sipas saj, strategjia parashikon që normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve të ndodhë në vitin 2019.
Nëse çdo gjë shkon sipas parashikimeve dhe sidomos plotësimi i kushteve, bisedimet e Serbisë me BE-do përfundojnë në vitin 2023 , ndërsa një vit më pas, në vitin 2024, do të nënshkruhet marrëveshja për anëtarësim. Hapi i fundit do të ishte ratifikimi i Marrëveshjes për anëtarësim.



