
Dorëheqja e një përfaqësuese të qeverisë në Belgjikë ka shkaktuar debat të ri politik në lidhje me shamitë islamike.
Ishane Haouach, një grua belge-marokene, u tërhoq nga roli i saj si komisionere qeveritare në Institutin për Barazinë e Grave dhe Burrave (IEFH). Duke justifikuar dorëheqjen e saj, Haouach tha se donte të "mbronte veten nga ngacmimi kibernetik" dhe diskriminimi seksist, shkruan Euronews.
Haouach shtoi se kishte qenë shënjestra e "sulmeve të pandërprera personale" që kur ajo mori rolin gjashtë javë më parë. Grupet e opozitës kishin vënë në dyshim emërimin e saj, pasi Belgjika ndalon çdo nëpunës civil "në kontakt me publikun" të veshë simbole fetar.
Por duke folur në parlament të hënën, Kryeministri Alexander De Croo mbrojti Haouac dhe tha se kishte një "CV solide".
Kryeministri Flemish Liberal gjithashtu deklaroi se Haouach nuk ishte nëpunëse civile e një organi publik dhe nuk shkel asnjë rregullore të shtetit federal.



