
Ish-e dashura e Taulant Pashos, djalit të Shpëtim dhe Teuta Pashos ka reaguar lidhur me dyshimet që janë hedhur nga autoritetet italiane, pasi mund të kishte dijeni mbi zhdukjen e tyre. Pas pesë vitesh, trupat e çiftit vlonjat u gjetën të copëtuar në katër valixhe. Ndërkohë, ish-e dashura e djalit të tyre është shpërhur: “Nuk jam unë pesoni i fundit që i kam parë, për çdo gjë tjetër flisni me avokatin tim”.
Hetimet për zbulimin e autorëve të vrasjes së çifit Pasho vazhdojnë nga ana e autoriteteve italiane, por tashmë prokurorët kanë një ide më të qartë se çfarë mund të ketë ndodhur me ta. Hetuesit po gjurmojnë djalin e viktimave, por dhe ish-të dashurën e tij, por ende nuk ka një akuzë kundër tyre. Nga ana tjetër, avokati i ish-të dashurës së Taulant Pashos në një deklaratë të shkurtër për mediat ka thënë se klientja e tij është duke pritur një telefonatë nga hetuesit dhe gjithçka di do ua tregojë atyre në praninë e tij.

(Policia italiane në vendin ku u zbuluan valixhet me trupat e ciftit vlonjat)
Mediat italiane shkruajnë se hetuesit e kanë të pamundur që të lënë jashtë hetimeve ish-të dashurën e Tualantit, pasi ajo në periudhën që çifti u zhduk jetonte me djalin e tyre. Po ashtu ajo kishte pasur takime të shpeshta me ta dhe vizita në banesën e tyre pasi prisnin lirimin e Tualantit nga burgu. Data e zhdukjes së çifitit dhe data e lirimit të djalit të tyre është e njëjtë dhe kjo rastësi po hetohet nga prokurorët. Mediat në vend raportojnë se ditën që Pasho doli nga burgu ajo që doli e priti ishte ish-e dashura e tij, ndërsa prindërit qëndruan në shtëpi dhe i prisnin për drekë.
Një tjetër arsye që prokurorët po hetojnë ish-të dashurën e Tualantit është dëshmia e vajzave të çifitt Pasho. Ato kanë treguar se Elona (ish-e dashura e Taulant Pashos) ka pasur disa probleme me vëllain e tyre dhe mund t’i ketë vrarë në shenjë hakmarrje. Ndërkohë edhe Taulant Pasho pasi kishte dalë nga burgu i ishte ankuar avokatit se kishte humbur kontaktet me prindërit e tij dhe kishte disa ditë që nuk i kishin hapur telefonin.

(Taulant Pasho)
“Jam shumë i shqetësuar, prindërit e mi kanë humbur prej ditësh, askush nuk e di se ku janë. Ata nuk i përgjigjen telefonit, është e çuditshme”, është kjo dëshmia e tij. Nga ajo kohë Taulanti ishte arratisur për në Zvicër, ku sërish është në burg për vjedhje. Ndërkohë hetimet për zbulimin e autorëve të çiftit Pasho vazhdojnë. Deri tani është zyrtarizuar se një kufomë i përket Shpëtim Pashos, ndërsa pritet analiza e ADN-së që të konfirmohet se trupi tjetër i përket Teuta Pashos. Trupat e tyre u gjetën pak ditë më parë në afërsi të një autostrade. Para vrasjes ata ishin dhunuar dhe më pas ishin copëtuar dhe futur në tre valixhe.



