Tjetër operacion kundër prostitucionit në Tiranë, 4 të arrestuar

Tjetër operacion kundër prostitucionit në Tiranë, 4 të arrestuar

Një tjetër operacion kundër prostitucionit është finalizuar sot nga policia e Tiranës. Katër persona, dy femra dhe dy meshkuj, janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Real”.

Sipas hetimeve të kryera nga policia e kryeqytetit, 50-vjeçarja Th.H. mashtronte vajza të reja, të cilat më pas i shfrytëzonte për prostitucion në hotelet e periferisë së kryeqytetit.

Ajo bashkëpunonte me P.J., i cili kryente detyrën e taksistit, duke i shoqëruar vajzat deri në hotelin ku i priste klienti.

Njoftimi i policisë

 Më datë 16.06.2017, Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit "Real", në kuadër të të cilit kanë arrestuar në flagrancë të shtetasve: 1. P. J., 62 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114/2) 2. T. Th, 50 vjeçe, banuese në Tiranë (Neni 114/2) 3. B. D., 52 vjeç, banues në Prishtinë – Kosovë (Neni 113) 4. E. P., 27 vjeçe, banuese në Tiranë (Neni 113) Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët e këtij Seksioni është arritur të identifikohet dhe goditet kjo veprimtari kriminale. Shtetasja T. TH., prej disa kohesh, me anë të mashtrimit joshte vajza të reja duke u ofruar atyre para dhe sende te tjera me vlerë dhe më pas i shfrytëzonte ato për prostitucion duke i dërguar në hotele të ndryshme në periferitë e Tiranës. Kete aktivitet te kundraligjshëm e kryente në bashkëpunim me shtetasin P. J. Ky i fundit pasi vihej në dijeni nga shtetasja T.TH., bënte transportin e vajzave në drejtim të klienteve të tyre me makine. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: - 9 aparate telefonik - 2 automjete Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale, “Prostitucioni” dhe “Shfrytezimi i prostitucionit”, parashikuar nga nenet 113 dhe 114/2 të Kodit Penal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy