
Ka folur nga arratia, Gjovalin Guri një nga personat e shpallur në kërkim për vrasjen në Dukagjin. Ai mohon të jetë autor i ekzekutimit të xhaxhait të tij Zef Guri dhe plagosjen rëndë të kushëririt Gjin Guri, ndërsa thotë se mbrëmjen kur ka ndodhur ngjarja ishte i fshehur për shkak se kërkohet për një tjetër ngjarje.



